Politike

KUNJA PËR OFL-në/ Mbledhjet e partive, Rama kritika: Të gjithë i kemi shkelur rregullat, që nga Presidenti, ndërmarrja e g

9 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
KUNJA PËR OFL-në/ Mbledhjet e partive, Rama kritika: Të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga efektivët e policisë që të mos tregojnë lëshime për asnjë shkelës të rregullave të pandemisë.

Në një komunikim me gazetarët, Rama, i pyetur për takimet e partive dhe grumbullimet e njerëzve, Rama tha se nesër do të merren masa të reja, do të rriten gjobat dhe nuk do të tolerohet askënd, përfshirë këtu ministrat dhe Partisë Socialiste.

Madje, Rama shtoi se do të ketë masa edhe për ata shefa komisariatesh që nuk gjobisin shkelësit. Kryeministri shtoi se këto mbledhje në fund të fundit janë legale, por nuk la pa thumbuar Presidentin Ilir Meta, kur u shpreh se ilegalet i bën ky i fundit me kokat e OFL-së. 


“Dua të them që të shkeljet janë trasversiale. Të gjithë i kemi shkelur rregullat. Duke filluar që nga Presidenti, ndërmarrja e gruas së Presidentit, nga PD-ja tek PS-ja. Nesër do të mblidhet Komiteti Teknik, do të rriten gjobat, do të rishikohen sanksionet për partitë politike. Të gjithë të ndëshkohen. Policia e Shtetit duhet ta bëjë detyrën me të gjithë njësoj, me asnjë politikan nuk duhet të tolerojë, duke filluar nga ata të PS-së. Madje do të ketë edhe masa për komisariatet, që nuk ndëshkojnë të gjitha mbledhjet që zhvillohen në zonat e tyre. Sepse nuk janë mbledhje illegale. Ka edhe ilegale, por ato i bën Presidenti me OFL-në nëpër cepa,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 11:22

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘uruar’ që Tirja dhe bashkëpunëtoret e saj të mos dalin kurrë nga burgu.Në një komunikim me gazetarët për situatën e pande...