Politike

‘Gënjeshtra Rama’/ Tabaku publikon grafikun e publikuar nga qeveria, ish-deputetja: I sajoni numrat si t’i kërkojë shef

9 Shkurt 2021, 12:07 Nga DOSJA
‘Gënjeshtra Rama’/ Tabaku publikon grafikun e publikuar nga

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë në ‘Facebook’ një fragment nga një grafik që u prezantua ditën e sotme gjatë konferencës për mediat nga kryeministri Edi Rama.

Tabaku thotë se në të vërtetë rritja është 3%, 4 herë më pak se grafiku i Ramës, por ky i fundit për të mbuluar dështimet dhe mungesën e rezultateve prodhon grafikë me probleme aritmetike dhe manipuluar.

Tabaku shkruan se numrat janë sajuar ashtu siç janë kërkuar nga shefi, në këtë rast Rama. Grafiku sipas Tabakut tregon se rritja është 14%. Ajo shton se Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i është futur shqiptarëve në trup si një virus i dëmshëm.

POSTIMI:

Kur përpiqesh të gënjesh dhe i sajon numrat si t’i kërkon shefi! Me një grafik 3D me qëllim keqinformimin e publikut, qeveria dhe Rama po na tregon se Shqiptarët janë më mirë! Kështu për të mbuluar dështimin dhe mungesën e rezultateve konrekte prodhojnë grafikë manipulues plot gabime aritmetike. Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%. Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama. Natyrisht, Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i është futur shqiptarëve në trup si një virus i dëmshëm. Por, shqiptarët në 25 prill do të vaksinojnë një herë e mirë Shqipërinë për të shpëtuar nga Ramavirusi. Programi jonë i shëndetsisë ofron një shërbim që shkon tek qytetari!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll