Politike

Dëbimi i diplomates shqiptare nga Rusia, Rama: Shumë e thellë për mua, të përgjigjen analistët dhe gazetarët

9 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA
Dëbimi i diplomates shqiptare nga Rusia, Rama: Shumë e thellë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk preferoi të komentonte edhe largimin e diplomates shqiptare Jonida Drogu nga Rusia. Në një komunikim me gazetarët, Rama, i pyetur nëse largimi i diplomatit rus që mori përgjigje nga Rusia një ditë më parë, ka lidhje me fushatën elektirale dhe u përgjigj me një batutë.

Kreu i qeverisë, me ironi tha se kjo gjë është shumë e thellë për të dhe e ka lënë në dorë të gazetarëve apo analistëve.


Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ditën e djeshme Rusia dëboi diplomaten shqiptare dhe në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhej se diplomati rus nga Shqipëria u dëbua për shkaqe fushate elektorale, si e komentoni?

Edi Rama: Ishte një anektodë e bukur që ishte bërë shumë popullorë në Francë, dikush pyeste një virology të famshëm që a është e vërtetë që Covid-19 do të ndërrojë formë aq shpesh sa do të bëhet e pamundur për ta neutralizuar dhe virologu i thoshte ‘nuk e di sepse nuk jam gazetar’. Të gjithë analistët dhe gazetarët kanë një ngutje të madhe për të nxjerrë konkluzine e referenca pa lidhje. Nuk ka lidhje. Se ku hyn dëbimi i një diplomati me fushatën elektorale, kjo mbetet për gazetarët dhe analistët. Është shumë e thellë për mua.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 11:22

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘uruar’ që Tirja dhe bashkëpunëtoret e saj të mos dalin kurrë nga burgu.Në një komunikim me gazetarët për situatën e pande...