Politike

‘Nuk jemi të shqetësuar për numrat’/ Rama: Jeta vazhdon, nuk mund të presim dhe disa kohë mbyllur

9 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
‘Nuk jemi të shqetësuar për numrat’/ Rama: Jeta

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës për mediat se nuk janë të shqetësuar për numrat por për moszbatimin e masave nga ana e qytetarëve. Rama tha ndër të tjera se jeta vazhdon dhe se nuk mund të presin disa kohë mbyllur. Ai shtoi duke thënë se nëse nuk do merrnin masat që morën gjatë festave të fundvitit me siguri do të kishin raste më të shtuara të infektimit.


DEKLARATA:

‘Masat shërbejnë vetëm për një gjë, që ti përgjigjen nevojës së njerëzve për të marrë shërbim Infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. Kaq e thjeshtë është. Të tjerat janë dinamika të shteteve që marrin hapat e tyre. Se u mbyll Gjermania dhe pati shumë infektime dhe pati shumë debate. As gazetarët, analistët por ekspertët,. Ne veprojmë pasi kemi dëgjuar ekspertët. Nuk mund të jetë ilaci më i dëmshëm sesa vetë sëmundja, nëse sëmundja kërcënon që të vrasi, një ilac që të vret direkt nuk është ilac. E them këtë se kjo është një kompleks i madh, është psikologjia, jeta e njerëzve, ekonomia, jeta e tyre e përditshme, etj, etj, etj. Duhet të jemi shumë me ekuilibër, nuk jemi të shqetësuar për numrat por për moszbatimin e masave. Një periudhë aspak e favorshme, menjëherë pas festave të fundiviti, mos të kishim marrë këto masa do ishim më keq. Jeta vazhdon nuk mund të ndalojmë jetën pasi sikur ta bëjmë do duhet të presim dhe disa kohë mbyllur. Kjo varet nga njerëzit.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konference per mediat edi rama konference per mediat

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 11:22

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘uruar’ që Tirja dhe bashkëpunëtoret e saj të mos dalin kurrë nga burgu.Në një komunikim me gazetarët për situatën e pande...