Sport

“Dosja Maradona”, zgjerohet rrethi i hetimeve, edhe tri emra të rinj nën hetim…

9 Shkurt 2021, 12:34 Nga DOSJA
“Dosja Maradona”, zgjerohet rrethi i hetimeve, edhe tri emra të

ARGJENTINE – Hetimi për shkaqet e vdekjes së Diego Armando Maradona po zgjerohet gjithnjë e më shumë rrethi i të hetuarve në Argjentinë. Në fakt, pesë persona hetohen nga zyra e prokurorit publik San Isidro, të cilit i është ngarkuar dosja hetimore.

Pas Dr. Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, sipas mediave argjentinase, edhe për psikologu Carlos Díaz dhe infermierët Ricardo Almirón dhe Dahiana Gisela Madrid, gjithashtu kanë nisur hetimet.

Të tre akuzohen se kanë gënjyer gjatë pyetjeve të para, pas vdekjes së Maradonës. Psikologu Diaz ishte kujdesur për Diego Maradonën në shtator 2020 dhe u pa me dyshim nga Luque dhe Cosachov dhe prokurorët për rolin mbizotërues që ai kishte mbajtur.

Almirón, infermierja, është njeriu i fundit që e ka parë Maradonën të gjallë. Sipas të gjitha gjasave, tre të dyshuarit e rinj do të thirren përsëri nga hetuesit në ditët në vijim për t’u marrë në pyetje.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona dosja maradona maradona vdekja e maradones diego armando maradona dosja maradona maradona vdekja e maradones

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...