Sport

Arrestohet Tanino Vasari, ish-lojtar i Palermos, për falimentim mashtrues

9 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Arrestohet Tanino Vasari, ish-lojtar i Palermos, për falimentim mashtrues

ITALI – Ish-lojtari i Palermos, i cili gjithashtu ka luajtur në ekipet e Serie A dhe B, Tanino Vasari është u arrestuar dhe po vuan dënimin në arrest shtëpiak për falimentim mashtrues. Urdhri paraprak u lëshua nga gjyqtari hetues në fund të dhjetorit dhe u ekzekutua nga karabinierët ditët e fundit.

Vasari, së bashku me familjen e tij, menaxhuan furrën “Caldopane” përmes ndërmarrjes “Pane, pizza e… srl” të mbyllur në qershor. Vëllai dhe vajzat e Vasarit gjithashtu u hetuan dhe u akuzuan për të njëjtën krim.

Avokati Xhimi D’Azo paraqiti një kërkesë për revokimin e masës së sigurimit. “Eshtë rezultat i krizës ekonomike, – shpjegon avokati. – Vasari për momentin ka shlyer të gjitha borxhet me furnitorët dhe ia ka dorëzuar të gjithë mjetet e punës administratorit të falimentimit.

Ai ka vetëm borxhe me taksat, që për fat të keq, kriza ekonomike ka zhdukur shumë biznese dhe kompani. Vasari është përpjekur vetëm të shpëtojë kompaninë, në të cilën kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes së tij”, – tha avokati.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-lojtari i palermos tonino vasari ish-lojtari i palermos tonino vasari

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...