Sport

“Me Dajën do dal në pension te Partizani”, rrëfimi ndryshe i Gaz Demit: Të heq dorë nga klubi? Nëse më bën presion g

9 Shkurt 2021, 09:39 Nga DOSJA
“Me Dajën do dal në pension te Partizani”, rrëfimi

TIRANË-Gaz Demi, presidenti i Partizanit ka bërë një rrëfim tërësisht ndryshe në “Top Channel”. Numri një i klubit të kuq nuk ka folur vetëm për pjesën që ndodh brenda fushës, por duke prekur edhe aspektin familjar. Ecuria që po zhvillon Ilir Daja me skuadrën kryeqytetase ka kënaqur presidentin e klubit,ndërsa në fund Demi foli edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me Skënder Gegën, trajner që e shpalli kampion në sezonin 2018-2019.

ILIR DAJA– Nuk ka nevojë që të flas unë për të, kemi shumë besim tek ai. Ndoshta të dy do të dalim në pension te Partizani. Përse mund të heq dorë nga Partizani? Vetëm nëse më bën presion gruaja në shtëpi se do të shohi se i mungon lekët”.

SKËNDER GEGA-“Largimi i Skënder Gegës? Më tha Olsi Rama që do të takojë Skënderi se ka një problem familjar. Më tregoi problemin që kishte dhe pasi e dëgjova, nuk kishim se çfarë të diskutonim më shumë. Shyqyr që e ndihmoi Zoti dhe u kalua, se ishte një problem shëndetsor. Pastaj këto të tjera janë pallavra rrugësh se vetëm një i çmendur e heq trajnerin kampion. Më afër te Partizani kam pasur Starovën, ndërsa në këto kohë të fundit kam më afër Olsi Ramën.

NDËRHYRJE NË SKUADËR-“Nuk jam president që ndërhyj shumë, kur dolëm kampion me Gegën, tre herë e kam takuar të tëra. Unë nuk ndërhyj kurrë në formacion, nuk ka për të ndodhur kurrë se nuk dua t’i bie më qafë fëmijës së një tjetri për fëmijën e një mikut tim.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gaz demi partizani gaz demi partizani

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...