Sport

“Çfarë janë këto rezultate? Nuk më dukeni mirë”, Gjici i “tërbuar” me humbjen e fundit: Nëse keni diçka ma thon

9 Shkurt 2021, 09:52 Nga DOSJA
“Çfarë janë këto rezultate? Nuk më dukeni

KUKËS-Pas 3 fitoresh radhazi, skuadra e Kukësit u mposht nga Kastrioti me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Blutë dështojnë ti afrohen Vllaznisë, por ndërkohë kanë parë ti largohen edhe pretendentët e tjerë, të gjithë fitues në javën e 18 të Superiores. Një humbje e tillë ka mërzitur Kryetarin e Bashkisë Kukës njëkohësisht presidentin e nderit, Safet Gjici. Ky i fundit ka kërkuar një mbledhje urgjente me stafin dhe ekipin, ndërkohë që “Panorama Sport”, ka zbuluar një pjesë të mbledhjes.

“Përshëndetje të gjithëve! Si jeni? Mirë? Nuk më dukeni mirë… Në fakt, nuk jeni fare mirë. Meqenëse trajneri Josa është për herë të parë në mbledhjet tona ju e dini që unë nuk pranoj humbje, e natyrisht që ky është momenti që ju duhet të reflektoni të gjithë.

Nuk i kuptoj këto ulje-ngritjet tuaja. Më shqetësojnë këto rezultate. Kërkoj nga ju rikthimin te fitoret”. Nëse keni diçka ma thoni. Kushdo që ka diçka me klubin me mua, mund të ma thoni. Kam qenë korrekt me ju për gjithçka. Nëse keni ndonjë gjë që nuk shkon ma thoni. Në të kundërt, futuni në fushë e luani. Jemi munduar t’i bëjmë detyrat tona në maksimum, tani radhën e keni ju të bëni detyrën tuaj në fushë, u shpreh Gjici”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi safet gjici kukesi safet gjici

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...