Sport

VIDEO / Mbape “Fast and Furious”, 99 metra me 38 km/h

8 Shkurt 2021, 17:38 Nga DOSJA
VIDEO / Mbape “Fast and Furious”, 99 metra me 38 km/h

FRANCE – PSG arriti të fitonte klasiken franceze kundër Marsejës mbrëmjen e djeshme, duke mbajtur ritmin e ekipeve kryesuese të Lionit e Lilës. Kryeqytetasit siguruan tri pikët që në pjesën e parë të takimit, falë golave të realizuar nga Kilian Mbape dhe Mauro Ikardi.

Ajo që ra në sy ishte padyshim “shpërthimi” i Mbapes te goli që arriti të shënojë. 22-vjeçari i tregoi edhe një herë botës së është një nga lojtarët më të mirë, falë atij vrapimi prej 99 metrash që realizoi.

Në fakt ishte një goditje këndi për vendasit, por topi u rikuperua dhe më pas Verrati e Ikardi nisin kundërsulmin për parizienët. Ndërkohë, Kilian që ishte kthyer në mbrojtje nisi sprintin e tij dhe arriti shpejtësinë prej 38 kilometrash në orë, kur arriti në zonën kundërshtare, ku edhe shënoi më pas. Thjesht fenomenal!
B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...