Sport

Bayern Munich nuk diskuton egjiptianët e Al-Ahly, Lewandowski i “pamëshirshëm”

8 Shkurt 2021, 20:26 Nga DOSJA
Bayern Munich nuk diskuton egjiptianët e Al-Ahly, Lewandowski i

KATAR– Bayern Munich kalon pa probleme në finalen e Botërorit të Klubeve. Skuadra gjermane kishte në gjysmëfinale skuadrën egjiptiane të të Al Ahly-t duke e mundur me rezultatin e pastër 0-2. Realizimet erdhën nga sulmuesi polak,Robert Lewandowski i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 17, pas një pasimi të marrë nga Serge Gnabry.

Ishte sërish Lewandowski që vulosi kualifikimin në minutën e 86’, me një tjetër gol të shënuar, këtë herë pas një pasimi të Sane.Tashmë bavarezët do të luajnë në finalet e 11 shkurtit përballë meksikanëve të Tigres, ku janë sërish favoritë për të triumfuar dhe për të ngritur lart Kupën e Botës për Klube.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport al ahly bayern munich al ahly bayern munich

Sondazh

Poll