Sport

Ronaldo e Georgina me “zemër prej ari”, ja historia për ndihmuar 7-vjeçarin me kancer: motra e Georginës zbulon iniciati

8 Shkurt 2021, 20:10 Nga DOSJA

TORINO-Cristiano Ronaldo ka shënuar golin më të bukur gjatë karrierës së tij.Kësaj radhe portugezi është dalluar jashtë fushe me një gjest solidariteti si një kampion i vërtetë. Historia u bë e njohur nga kunata e CR7 Ivana, motra e Xhorxhinës dhe fillon disa vjet më parë.

Është shtator 2019 kur i riu Tomas, tani 7 vjeç, diagnostikohet me një neuroblastomë kanceroze shumë të rrallë. Fëmija portugez i nënshtrohet trajtimeve të ndryshme por sëmundja i rikthehet sërish. Prindërit nëpërmjet një apeli të dëshpëruar marrin fondet e nevojshme për operacionin e shtrenjtë për të cilat fëmija ka vërtet nevojë. Këtu hyn në lojë Cristiano dhe bujaria e tij: historia e shpërndarë nga Ivana Rodriguez do të duket se konfirmojnë përfshirjen e CR7 dhe Georgina në këtë histori të bujarisë dhe zemrës së mirë.

“Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën tuaj, solidaritetin dhe zemrën e mirë – shkruhej në storyn e saj. Sipas asaj që lexohet në rrjetet sociale, fëmija do të shkojë në Spitalin D’Hebron në Barcelonë për ekzaminime dhe konsulta onkologjike.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo georgina rodriguez cristiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll