Sport

8 Shkurt 2021, 21:08 Nga DOSJA

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku deklaroi se Interi do të provojë të përmbysë humbjen e javës së kaluar, teksa tregoi edhe recetën se si mund të fitohet në Torino.

“Ne duhet të jemi krenaria e tifozëve, pavarësisht rezultatit duhet t’i bëjmë krenarë tifozët, është misioni ynë. Ne duhet të luajmë me dëshirë dhe vendosmëri dhe të përpiqemi të jemi perfekt. Për t’i mposhtur ata, ne duhet të arrijmë në përsosmëri”. Boll i bëmë dhurata Juventusit. Ata nuk kanë nevojë per to. Dua finalen dhe arrihet duke bërë një ndeshje perfekte.

Më pas Conte provoi të prekë sadopak edhe sedrën e futbollistëve të tij, pasi u kujtoi se luajnë për Interin dhe se pavarësisht nëse humbin apo fitojnë, duhet të bëjnë krenarë tifozët, me paraqitjet e tyre në fushë.

“Futbollistët e mi e dinë të gjithë rëndësinë e fanellës që veshin, ndaj duhet të bëjnë krenarë të gjithë tifozët e mrekullueshëm zikaltër. Pavarësisht nëse fitojnë apo jo në fushë, duhet të dalin prej saj të bindur që kanë dhënë maksimumin”, tha Conte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter juventus conte inter juventus

Sondazh

Poll