Sport

Strakosha injoron rinovimin e kontratës me Lazion, portieri shqiptar joshet nga Borussia Dortmund: Kush nuk do të ishte i inte

8 Shkurt 2021, 21:57 Nga DOSJA
Strakosha injoron rinovimin e kontratës me Lazion, portieri shqiptar joshet

GJERMANI-Portieri i Lazios, Thomas Strakosha ka pranuar se ai do të ishte i interesuar të bashkohej me Borussia Dortmund, me klubin që thuhet se është në kërkim të një portieri. Në studio e Sky Sports Germany Thomas Strakosha dha një intervistë. Portieri i Lazios ndodhet në Mynih për shkak se po rikuperohet për shkak të një dëmtimi në gju.

LAZIO-“Për momentin po pushoj e kam kohë të mendoj për merkaton. Dua të rikthehem në formën time më të mirë. Unë jam i lumtur te Lazio dhe i jam shumë mirënjohës klubit. Roma është shtëpia ime e dytë, ndihem rehat në atë qytet, por unë jam gjithmonë i hapur për sfida të reja “.

BORUSSIA DORTMUND– “Një klub i shkëlqyeshëm, ata kanë një ekip me futbollistë të rinj dhe të talentuar me një stadium të pabesueshëm. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm për karrierën time. Kush nuk do të ishte i interesuar të luante për një klub të tillë? Bundesliga është një kampionat interesant dhe me ekipe të mira.”

BAYERN MUNICH-LAZIO-“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta lënë fushën si fitues dhe për të kaluar në raundin tjetër”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund lazio strakosha borussia dortmund lazio strakosha

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...