Sport

VIDEO/ Gola, brryla dhe kartonë të kuq, Vllaznia-Laçi i prodhon të gjitha

5 Shkurt 2021, 19:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Gola, brryla dhe kartonë të kuq, Vllaznia-Laçi i prodhon

SHKODËR-Java e fundit e fazës së dytë të Superiores kishte në fokus sfidën mes Vllaznisë e Laçit, takim që u luajt në “Loro Boriçi” dhe përfundoi 2-1 për kurbinasit. Një humbje e rëndë për shkodranët, që tani mund të konsiderohet e hapur gara për titull në rast se Partizani fiton ndaj Bylisit në transfertë dhe diferenca mund të shkojë 6 pikë larg.Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura,ndërsa në të dytën Kyrian Nëabueze kaloi ekipin kurbinas në avantazh në minutën e 59-të.

Gafë e mbrojtjes së Vllaznisë dhe finalizim i goleadorit kryesor të Laçit, i cili gjeti golin e shtatë sezonal në kampionat. Vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën shtatë minuta më vonë me anë të Demir Imerit.

Kurbinasit reaguan sërish në minutën e 72-të kur Dave Harmon, i cili kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë, ndëshkoi portierin Zogovic. Obanor u ndëshkua me karton të kuq pesë minuta më vonë dhe Laçi me dhjetë lojtarë. Suksesi i sotëm e ka ngjitur Laçin në vend të dytë me 30 pikë, shtatë më pak se Vllaznia kryesuese.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laçi vllaznia laçi vllaznia

Sondazh

Poll