Sport

Në Katar starton Kupa e Botës për Klube, Bayern Mynih favorit për në finale

5 Shkurt 2021, 09:54 Nga DOSJA
Në Katar starton Kupa e Botës për Klube, Bayern Mynih favorit

KATAR – Në Katar, atje ku në dimrin e vitit të ardhshëm do të zhvillohen finalet e kampionatit Botëror, kanë startuar ndeshjet çerekfinale për Kupën e Botës midis Klubeve, me pjesëmarrjen e 6 skuadrave përfaqësuese të kontinenteve.

Ndeshja e parë midis skuadrës së Tigres dhe kampionëve aziatikëve të Ulsan Hundait përfundoi 2-1 me fitoren e meksikanëve, kampionë të Amerikës Qendrore dhe Veriore. Ndërsa çerekfinalja e dytë, midis kampionëve të Afrikës, Al Ahli dhe skuadrës vendase Al Duhail u mbyll me fitoren 1-0 të skuadrës egjiptiane Al Ahli.

Në ndeshjet gjysmëfinale, më 7 shkurt, skuadra braziliane e Palmeirasit do të përballet me meksikanët e Tigres. Po atë ditë, për vendet 5-6 do të ndeshjen edhe Ulsan Hundai-Al Duhail. Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet të hënën e 8 shkurtit, midis kampionëve të Afrikës, egjiptianëve të Al Ahlit dhe kampionëve të Europës, skuadrës Bayern Mynih.

Ndeshja finale është planifikuar për t’u zhvilluar më 11 shkurt, bavarezët konsiderohen si një prej skuadrave finaliste. Sezonin e shkuar ishte skuadra kampione e Liverpulit, që fitoi edhe trofeun Kupën e Botës midis Klubeve, event i organizuar nga FIFA.

????? #FIFAClubWorldCup HIGHLIGHTS: Al Ahly set up semifinal date with Bayern Munich after squeezing past Al Duhail https://t.co/Vkn3rrWz3v

— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) February 4, 2021

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih ne gjysmefinale kupa e botes midis klubeve bayern mynih ne gjysmefinale kupa e botes midis klubeve

Sondazh

Poll