Sport

Në pritje të golit simbolik, Ibra kundër 250… ekipeve: A e dini kujt i ka shënuar më shumë?

4 Shkurt 2021, 18:27 Nga DOSJA
Në pritje të golit simbolik, Ibra kundër 250… ekipeve: A e

ITALI – Emra të rinj, më në fund: Krotone, Specia dhe Crvena Zvezda, rivalët e ardhshëm të Milanit në Serie A dhe Europa League, janë kundërshtarë “të panjohur” për Zlatan Ibrahimoviç.

Në karrierën e tij të gjatë, suedezi është përballur me afro 250 skuadra, duke shtuar ndeshjet zyrtare në rang klubesh dhe ekipit kombëtar. Një numër mbresëlënës. Por Krotone dhe Specia jo, nëse duam të qëndrojmë në Seria A. Kur kalendari rezervonte sfidat kundër kalabrezëve dhe ligurianëve, Ibra po luftonte me koronavirusin. Kundër ekipit të Xhovani Stropas, ai mund të arrinte numrin e 5 golave të shënuar, në nivel klubi.

Viktimat e Ibras – Duke bërë një turne në karrierën e Zlatan, disa figura dalin jashtë. 20 ndeshjet kundër Romës, është ekipi me të cilin është përballur më shumë. Ose 17 golat e shënuar kundër Sent Etienit të pafat, një viktimë e preferuar e suedezit me fanellat e Paris SG dhe Mançester Utd. Në renditjen e më të keqtrajtuarve janë: Roma dhe Palermo (nga 12 gola të shënuar) Marseja dhe Nice (nga 11 gola), Inter, Parma dhe Bastia (me nga 10 gola). Kombëtarja më e “goditur”? Malta me 6 gola, pastaj Anglia me 5.

“Macja e zezë” – Performanca sulmuese e Ibras është mbresëlënëse, pavarësisht sesi e shikoni. Ai ka shënuar të paktën nga një gol për të gjitha ekipet që ka sfiduar të paktën 5 herë. Kuriozitet: Ai nuk ka arritur të shënojë në 4 ndeshje ndaj Irlandës dhe Letonisë, pa gola në 3 ndeshje kundër Totenhemit dhe Sëlltik. Dhe vetëm 2 gola, ai ka arritur të realizojë në 12 ndeshje si kundërshtar i Milanit (dy derbet midis 2006 dhe 2007). Kjo ndoshta është një shenjë e fatit…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sulmuesi i milanit sulmuesi suedez zlatan ibrahimovic sulmuesi i milanit sulmuesi suedez zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll