Sport

Trajneri i “të kuqve”, Daja: “Në Ballsh, na duhet shpirti i sakrificës për të fituar”

5 Shkurt 2021, 10:26 Nga DOSJA
Trajneri i “të kuqve”, Daja: “Në Ballsh, na duhet

TIRANE – Nesër, në orën 13:45, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, skuadra mallakastriote e Bylisit do të presë të kuqtë e Partizanit, në kuadër të javës së 18-të të kampionatit të Superiores. Në prag të këtij takimi, trajneri i “demave” të kryeqytetit, Ilir Daja, është shfaqur para mediave, ku ka folur për gjendjen e skuadrës së tij, si dhe për për Bylisin.

Merkatoja e janarit? “Ne e dimë që merkatoja e janarit nuk të ofron shumë mundësi për t’u plotësuar edhe kur ne kishim nvojë. I kemi shtuar futbollistët në repartet më të mira që kemi mesfushën dhe sulmin. Jemi munduar të dublojmë mbrojtësit, nuk ramë dakord me stafin dhe drejtorin. Kemi afruar lojtarë të rinj, por ndoshta do të ishim më të qetë dhe plotësuar po të kishim dubluar pozicionet, që edhe pas kësaj merkatoje janë të mangut”.

Ndeshja me Bylisin? “Çdo përballje në këto kushte atmosferike, edhe në Elbasan ju e patë si u rëndua fusha pas ndeshjes së fundit, edhe pse është terreni më i miri në Shqipëri. Do të luajmë në një terren jo të përshtatshëm në Ballsh. Edhe pse koha ka ndryshuar. Duhet të ndryshojmë manovrën. Edhe ata kanë ndryshuar në përbërje. Do t’i studiojmë gjatë lojës futbollistët kundërshtarë. Nuk do të nxjerim në plan të parë teknikën dhe takttkën, por ajo që ka qenë te ne shpirti i sakrificës për të shkuar drejt rezultatit pozitiv”.

Oferta për Brojën? “Përderisa është mbyllur merkato, të gjithë kontigjentin e kemi në dispozicion. Sigurisht, vetëm për secilin lojtar, nëse vjen një ofertë që plotëson kushtet e klubit, do të ndiheshim të plotësuar, nëse do të vinte për një lojtar nga jashtë Shqipërisë”.

6 vite pa fitore në Ballsh? “Është një statistikë e vërtetë, ashtu si dhe Bylisi ka disa ndeshje që nuk fiton. Statistikat janë për t’u interpretuar. Ne dhe ata kemi ndryshuar. Çdo ndeshje ka historinë e vet”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani te kuqte e kryeqytetit trajneri ilir daja partizani te kuqte e kryeqytetit trajneri ilir daja

Sondazh

Poll