Sport

“Pinjoll i një familjeje që ka nxjerrë kampionë”, Armand Duka për ndarjen nga jeta të Arben Fagut: Ishte edhe një…

5 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
“Pinjoll i një familjeje që ka nxjerrë

SHQIPËRI-Armand Duka ka reaguar sa i përket ndarjes nga jeta të Arben Fagut. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së është shprehur se sporti ka humbur një mjeshtër dhe ikonë, që i ka dhënë shumë basketbollit duke edukuar breza me radhë. “I tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Arben Fagut.

Sporti shqiptar humbi një ikonë dhe një mjeshtër, që ka dhënë shumë ndër vite qoftë si basketbollist e më pas si trajner e pedagog, duke edukuar sa e sa breza. ArbenFagu ishte pinjoll i një familjeje të madhe të sportit shqiptar, që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj.

Përveçse një personalitet, Beni ishte edhe një mik i mirë e njeri i dashur. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fagu për këtë humbje të madhe. Do të na mungojë të gjithëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arben fagu armand duka arben fagu armand duka

Sondazh

Poll