Sport

“Endrra” Messi, shndërrohet në makth për vogëlushin afgan. Të gjithë kërkonin lekët e yllit argjentinas

5 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA

AFGANISTAN – Në janarin e vitit 2016 ai u fotografua me qesen plastike duke luajtur futboll dhe vëllai i tij më i madh e shpërndau këtë foto në rrjetet sociale. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e yllit të Barcelonës dhe gjatë Botërorit të Klubeve e takoi dhe i bëri dhurata. I ati i Murtazait tregon ndodhitë pas këtij momenti.

“Mesi dhuroi disa pako dhe kur unë i pashë, e kuptova se ishin lodra për djalin. Të tjerët mendonin se ishin të mbushura me dollarë. Në të vërtetë kishte top dhe fanella. Njerëzit filluan të më pyesnin shpesh se sa para na dhuroi Mesi.

Kishte nga ata që qarkullonin natën pranë shtëpisë sonë dhe isha shumë i frikësuar. Talebanët dërguan një letër ku na kërcënonin. Na thoshin gjithmonë që pasi takuam Mesin kishim shumë para. U detyruam që të mos e dërgonim më në shkollë djalin, por ta çonim në një vend tjetër për të qenë më i sigurt.

Përpara se të shkonim në Katar për të takuar Mesin, im bir ishte shumë i lumtur dhe fliste me të gjithë, ndërsa tani ai është bërë i mbyllur. Kjo situatë në vendet e tjera do të ishte diçka e bukur, por ne po na ndodh e kundërta”,- ka rrëfyer i jati i Murtaza Ahmadi, i cili pati fatin të takonte Lionel Mesin, yllin argjentinas të Barcelonës, duke plotësuar kështu një ëndërr të tij, që për fat të keq, tani është kthyer në një makth për vogëlushin afgan dhe familjen e tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel mesi murtaza ahmadi vogelushi afgan lionel mesi murtaza ahmadi vogelushi afgan

Sondazh

Poll