Sport

FOTO/ Momente të sikletshme për Igli Taren, drejtori i Lazios sulmohet nga ‘Pitbulli’ e në fund e pëson…

5 Shkurt 2021, 11:04 Nga DOSJA
FOTO/ Momente të sikletshme për Igli Taren, drejtori i Lazios sulmohet

ROMË– Igli Tare përjetoi një makth ditën e mërkurë në mëngjes. Dy ditë më parë drejtori sportiv i Lazios u sulmua nga një pitbull.Ndërsa po shëtiste me dy qentë e tij në rrugët e qytetit, qeni ishte larguar nga shtëpia e tij pasi kishte kaluar murin rrethues. Ngjarja ndodhi në zonën rezidenciale të “Oligatas” ku drejtuesi i klubit bardhekaltër jeton prej disa vitesh me familjen. Sipas raportimeve të mediave italiane, nga ky sulm ngordhi njëri prej qenve të drejtorit sportiv, ndërsa tjetri u plagos por Tare nuk pësoi asnjë dëmtim.

Lajmin e konfirmoi këshilli menaxherial i kompleksit të banimit. Në lidhje me rastin në fjalë, vetë Tare nuk ka bërë asnjë koment por këshilli menaxhierial i rezidencës ka ndërmarrë hapat ligjorë duke nisur një procedim penal. Mediat e vendit fqinjë kanë kontaktuar me klubin kryeqytetas që siguron se drejtori sportiv nuk ka pësuar asnjë traumë fizike pasi sulmi i kafshës u foksua tek dy qentë e familjes Tare. Vetë djali i Igli Tares, Etienne ka publikuar një story në Instagram foton me dedikimin, “Prehu në paqe e vogla ime, do më mungosh shumë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio igli tare lazio

Sondazh

Poll