Sport

Zidane drejt shkarkimit si trajner, i Real Madrid Florentino Perez ka dy emra për të pasuar francezin

5 Shkurt 2021, 10:42 Nga DOSJA
Zidane drejt shkarkimit si trajner, i Real Madrid Florentino Perez ka dy emra

SPANJË-Rezultatet jo fort premtuese në kampionat sidomos humbja e fundit ndaj Levantes me shifrat 2-1,i kanë lëkundur pozitat e trajnerit Zinedine Zidane në krye të Real Madridit. Për këtë arsye kanë nisur të përmenden emra si alternativa për zëvendësimin e francezit.

Sipas Cadena Ser është një garë në dy drejtime mes ish-trajnerit të Juventusit Masimiliano Allegri, shumë i vlerësuar nga Florentino Perez dhe Raul Gonzalez Blanco, flamuri i Los Blancos i dashur dhe i vlerësuar nga tifozët, aktualisht trajneri aktual i Real Madrid Castilla. Në qershor të vitit 2021 do të mbushen dy vjet pa stol për teknikun toskan.

Roma e ka kontaktuar, por ai mund të bëjë zgjedhjen te klubi më i suksesshëm në histori. Nga njëra anë trajneri toskan, një garanci për përvojën dhe me një planprogram fitues, nga ana tjetër Raul Gonzales konsiderohet bast për një stol aq të rëndë si ai i Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport allegri real madrid zidane allegri real madrid zidane

Sondazh

Poll