Sport

Dënohet me 8 ndeshje pasi festoi nudo, duke nxitur një sherr masiv në fushën e futbollit

5 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA
Dënohet me 8 ndeshje pasi festoi nudo, duke nxitur një sherr masiv

BRAZIL – Komisioni i Disiplinës së Federatën Braziliane të Futbollit, ka pezulluar për 8 ndeshje sulmuesi Emerson Karioka, i cili ka festuar duke u zhveshur nudo golin e fitores të realizuar prej tij, përpara pankinës së skuadrës kundërshtare. Ka mjaftuar ky gjest, që në fushë më pas të nisë një sherr masiv midis të dyja skuadrave.

Kjo ngjarje ka ndodhur dhjetorin e shkuar, në një takim midis skuadrës Sampaio Korrea dhe asaj Marikas, në kampionatin karioka të Brazilit. Pas hetimeve të rastit, Komisioni i Disiplinës e ka dënuar sulmuesin 25-vjeçar Emerson që të mos aktivizohet për 8 ndeshje, për sjelljen e tij të pahijshme, që bie ndeshesh me etikën e lojës së futbollit.

Mirëpo, lojtari në fjalë ka lëvizur nga skuadra e Sampaio Korrea dhe është transferuar te skuadra e re Portugesa do Rio, e cila nuk do të “penalizohet” nga mos aktivizimi i sulmuesit dhe e ka apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës. Emerson Karioka veprimin e tij e ka justifikuar, pasi ai kishte vuajtur fyerjet raciste të kundërshtarëve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil emerson karioka komisioni i disiplines sulmuesi 25-vjecar brazil emerson karioka komisioni i disiplines sulmuesi 25-vjecar

Sondazh

Poll