Sport

Përdori ilaçet e bashkëshortes, UEFA e cilëson si doping dhe pezullon portierin për një vit

5 Shkurt 2021, 13:10 Nga DOSJA
Përdori ilaçet e bashkëshortes, UEFA e cilëson si doping

HOLANDË-Andre Onana, portieri i Ajax, është pezulluar për një vit nga UEFA për shkelje të rregullave anti-doping. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi holandez përmes një deklarate në faqen zyrtare: “Pas një kontrolli më 30 tetor, substanca Furosemide u gjet në urinën e portierit. Pezullimi është efektiv nga sot dhe zbatohet për të gjitha aktivitetet e futbollit, si kombëtar dhe ndërkombëtar “. Në këtë deklaratë, klubi nga Amsterdami shpjegon se ” mëngjesin e 30 Tetorit, Onana nuk po ndjehej mirë” dhe gabimisht mori një ilaç që e përdorte bashkëshortja e tij.

U kuptua nga organi disiplinor i UEFA-s që Onana “nuk kishte ndërmend të mashtronte”, por përsëri konsiderohej “në bazë të rregullave të zbatueshme anti-doping, që një atlet ka për detyrë në çdo kohë të sigurojë që të mos hyjë asnjë substancë e ndaluar në trupin e tij “. Onana dhe Ajax do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Këto janë fjalët e administratorit Edwin van der Sar: “Padyshim që ne jemi për një sport të pastër. Onana është një portier i nivelit të lartë, i cili ka treguar vlerën e tij për Ajax për vite me radhë dhe është shumë i popullarizuar nga tifozët. Ne kishim shpresuar në një pezullim  më të shkurtër se këto dymbëdhjetë muaj, sepse nuk kishte për qëllim të forconte trupin e tij e të përmirësonte performancat në fushë “. Përfundon Van Der Sar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax onana ajax onana

Sondazh

Poll