Bota

Deklarata e parë pas 20 janarit, Trump: Jam krenar për punën time si aktor në filmat si Home Alone 2 dhe Wall Street 

4 Shkurt 2021, 21:47 Nga DOSJA
Deklarata e parë pas 20 janarit, Trump: Jam krenar për punën time

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar sot deklaratën e tij të parë pas 29 janarit. Metro shkruan se Trump i ka dërguar një letër “The Screen Actors Guild” – Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios, për largimin që i bënë nga sindikata. Në letrën e tij Trump shkruan se nuk i intereson nëse e kanë hequr apo jo, pasi ai e ka bërë pjesën e tij në filma duke përmendur disa që ka marrë pjesë.

‘Unë ju shkruaj sot në lidhje me të ashtuquajturën seancë dëgjimore të Komitetit Disiplinor që synon revokimin e anëtarësisë sime në sindikatë. Kujt i intereson! Unw nuk jam njohur me punën tuaj, por jam shumë krenar për punën time në filma të tillë si Home Alone 2, Zoolander dhe Wall Street: Money Never Sleeps; dhe shfaqje televizive duke përfshirë Princin e freskët të Bel-Air, Saturday Night Live, dhe natyrisht, një nga shfaqjet më të suksesshme në historinë e televizionit, The Apprentice – për të përmendur vetëm disa!,” shkruan Trump.

Heqja e Trump nga sindikata e filmave ka ardhur për shkak të sulmeve që ndodhën më 6 janar në Capitol Hill.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump the screen actors guild donald trump the screen actors guild

Sondazh

Poll