Bota

Kurti: Mbas zgjedhjeve nis një epokë e re, do të ketë 15 ministri

4 Shkurt 2021, 19:41 Nga DOSJA
Kurti: Mbas zgjedhjeve nis një epokë e re, do të ketë 15

KOSOVË- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ftuar në “Debatpernime” së bashku me ekipin e tij të VV dhe të Listës së Osmanit, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari kanë folur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurti është shprehur i bindur se do të fitojë zgjedhjet dhe ka thënë se qeveria e tij do të ketë 15 ministri.

Mbas zgjedhjeve nis një epokë e re. Ne do të fitojmë me F të madhe. Gjithçka do të marrë fund në 14 shkurt. Qeveria e re nuk do të shkojë përtej numrit të ministrive të mëparshme. Do të ketë 15 ministri dhe nga 2 zv/ministra. Deputet nuk do të ketë me aktakuza ”, ka thënë Kurti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...