Bota

Biden shpall memorandum presidencial për të drejtat e LGBT-së, Sullivan: Kjo pasqyron angazhimin e tij të thellë për këto

4 Shkurt 2021, 19:39 Nga DOSJA
Biden shpall memorandum presidencial për të drejtat e LGBT-së,

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të shpallë një memorandum presidencial ditën e sotme për të mbrojtur të drejtat e lezbikëve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve (LGBT) në të gjithë botën. Reuters shkruan se këtë lajm e bëri të ditur këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, i cili tha se kjo gjë pasqyron angazhimin e plotë të Presidentit për këto çështje.

“Kjo pasqyron angazhimin e tij të thellë për këto çështje si këtu në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë. Shtetet e Bashkuara do të flasin dhe do të veprojnë në emër të këtyre të drejtave ndërsa ne shkojmë, “tha Sullivan.

Biden në fushatën elektorale bëri një premtim për të miratuar legjislacionin për të drejtat e LGBT të njohur si Akti i Barazisë në 100 ditët e para të administratës së tij dhe për t’i bërë të drejtat e LGBTQ një përparësi kryesore. Premtimi i Biden përfshin mbrojtjen e personave LGBT nga diskriminimi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...