Bota

Vetëm me disa postime në Twitter, Elon Musk rrit brenda 24 orëve me 50% aksionet e monedhës virtuale ‘Dogecoin’

4 Shkurt 2021, 19:34 Nga DOSJA
Vetëm me disa postime në Twitter, Elon Musk rrit brenda 24 orëve

SHBA- Kriptomonedha Dogecoin brenda 24 orëve është rritur me më shumë se 50%.

Sipas mediave të huaja, kjo rritje ka ardhur falë Elon Musk, i cili bëri disa statuse në rrjetin social Twitter, ku miliardieri ka 45 milionë ndjekës.

Mediat shkruajnë se kjo nuk është e parë që  që vëmendja e tij në Twitter për Dogecoin ka rritur ndjeshëm aksionet e kësaj kriptomonedhe, pasi disa kohë më parë Ceo i Teslas dhe SpaceX bëri disa shaka për rivalin e Bitcoin, “Doge”, dhe si pasojë aksionet e Dogecoin u rritën deri në 20%.

Dogecoin u krijua në 2014 nga një meme popullore në internet e titullar “doge”, dhe që përmban një foto të një qeni. Megjithëse, monedha virtuale filloi si një shaka, aktualisht ka një vlerë tregu qindra milionë dollarëshe. Monedha është rritur më shumë se 800% në vit deri më tani.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elon musk elon musk

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...