Sport

Lajm i keq për Serxhi Roberton: një dëmtim i ri mund ta bëjë të humbasë ndeshjen ndaj Paris SG

4 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA

SPANJE – Lajm i keq për Serxhi Roberton. Barcelona ka njoftuar se ekzaminimet mjekësore të kryera sot kanë konstatuar një dëmtim në këmbën e djathtë të lojtarit. Kohët e rikuperimit nuk është zbuluar, megjithatë duket mjaft e komplikuar, që mesfushori të jetë i gatshëm në ndeshjen e Champions League kundër Paris SG, e planifikuar për 16 shkurt.

Serxhi Roberto, më së fundmi ishte shëruar nga një dëmtim dhe infektimi me Covid-19, që e mbajtën larg për më shumë se dy muaj. Mesfushori katalan ishte në fushë për 23 minuta në ndeshjen e kampionatit kundër Atletik Bilbaos dhe të mërkurën gjatë çerekfinales së Kupës së Mbretit ndaj Granadës, pas minutes së 57-të ai doli jashtë për shkak të dëmtimit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona klubi katalan serxhi roberto barcelona klubi katalan serxhi roberto

Sondazh

Poll