Sport

Shkarkime te kombëtaret, mbijeton vetëm Bushi dhe Damo

4 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA
Shkarkime te kombëtaret, mbijeton vetëm Bushi dhe Damo

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije, se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj. Trajneri i ri i ekipit kombëtar U-19 do të jetë Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.

Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut, si trajner i kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën. Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll