Sport

Brdariç: “E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar, Vllaznia ka plot energji”

4 Shkurt 2021, 10:06 Nga DOSJA
Brdariç: “E dimë se çfarë duhet të

SHKODER – Nesër starton java e 18-të e kampionatit të 82-të të Superiores. Në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00, Vllaznia do të përballet me skuadrën kurbinase të Laçit.

Si zakonisht, trajneri gjerman Thomas Brdariç, ka dalë në konferencën për shtyp para këtij takimi, ku ka folur për mjaft probleme të kuqebluve, ku natyrisht në epiqendër ishte ndeshja ndaj laçianëve.

Situata te Vllaznia? “Kemi shumë energji për nesër, jemi përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Në tri ndeshjet e fundit kemi qenë shumë pranë dhe në terrene të vështira. Nesër luajmë në shtëpi dhe shpresoj të mos ketë shi, që të zhvillojmë lojën tonë të zakonshme”.

Mungesa e Krymit? “Kemi një alternativë tjetër nesër, edhe pse mungon Krymi. Lojtarët e afruar janë gati. Laçi ka një ekip serioz dhe një trajner të mirë. Shpresoj që të japim më të mirë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe duhet të jemi të përgatitur”.

Ju tremb Laçi? “Jemi në një vend komod dhe kemi merituar gjithçka. Duhet të shohim përpara dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar”.

Hakmarrje? “Po, kemi humbur ndeshjen e parë atje. U mërzitëm pas asaj ndeshje. Kemi mësuar nga humbja me Laçin dhe Kukësin”.

Golat e munguar? “Sa i takon golave të munguar, është një proces. Të gjithë duhet të bëjnë detyrat. E rëndësishme është që jemi një ekip, luajmë në mbrojtje e sulm së bashku. Është shumë e rëndësishme si sillemi në fushë. Do shkojmë me të gjitha forcat në sulm dhe të shohim se çfarë do të bëjmë”.

Formacioni? “Do shohim formën e lojtarëve në seancën e fundit stërvitore. Nesër do të vendos se kush do të luajë nga fillimi kundër Laçit. Nuk do të ketë një surprizë të madhe dhe e dinë lojtarët tanë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skuadra e lacit skuadra kurbinase skuadra shkodrane stadiumi loro borici trajneri tomas brdaric vllaznia skuadra e lacit skuadra kurbinase skuadra shkodrane stadiumi loro borici trajneri tomas brdaric vllaznia

Sondazh

Poll