Sport

Në Paris flitet shumë për Mesin, trajneri Koeman: “Më duket si mungesë respekti për mua”

4 Shkurt 2021, 10:42 Nga DOSJA
Në Paris flitet shumë për Mesin, trajneri Koeman: “Më

FRANCE – Pas ndeshjes kundër Nimes (3-0) në javën e 23-të të kampionatit francez Liga 1, bashkatdhetari dhe shoku i ekipit kombëtar të Mesit, anësori Angel Di María i Paris SG u përball me gazetarët.

Kur 32-vjeçari argjentinas u pyet për një lëvizje të mundshme të Lionel Mesi në verë drejt Parisit, ai u përgjigj: “Po, shpresoj që po. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe gjërat do të zhvillohen “.

Mirëpo, deklarata e tij nuk është pëlqyer aspak nga trajneri 57-vjeçar i Barçës. Në Paris, sipas holandezit, po flitet shumë për Mesin. “Më duket si mungesë respekti për mua. Dikush mund të gabojë, nëse thotë diçka të tillë,”- është shprehur Ronald Koeman.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angel di maria barcelona lionel mesi paris sg ronald koeman angel di maria barcelona lionel mesi paris sg ronald koeman

Sondazh

Poll