Sport

Ambasadori Poda vizitë te Lokomotiva e Zagrebit, “një copëz” Shqipëri në Kroaci

4 Shkurt 2021, 15:13 Nga DOSJA
Ambasadori Poda vizitë te Lokomotiva e Zagrebit, “një

KROACI – Lokomotiva e Zagrebit prej vitesh është shndërruar në një strehëz për futbollistët e talentuar shqiptarë, të cilët pasi përpunohen aty, kalojnë drejt Europës. Si shembuj më të fundit, mjafton të përmendim Amir Rrahmanin apo Myrto Uzunin.

Edhe këtë sezon, klubi “i vogël” kroat i kryeqyteti ka në përbërje disa të rinj shqiptarë, si Sherif Kallaku, Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Çokaj, Françesko Tahiraj dhe Edis Maliqi, një pjesë e mirë e të cilëve çmohen jo pak në futbollin kroat.

Paraditen e sotme, mësohet se ambasadori shqiptar në Kroaci, Riza Poda, ka bërë një vizitë në zyrat e skuadrës së Lokomotivës në Kaisericë, teksa vetë klubi nga Zagrebi ka shpërndarë foton e tij me futbollistët shqiptarë.

Në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Lokomotivës, shkruan se është ndjerë i nderuar nga vizita e ambasadorit Poda dhe thekson bashkëpunimin mjaft të mirë me shqiptarët gjatë viteve të fundit, teksa evidenton emrat që kanë luajtur me bardheblutë në sezonet e shkuara, por edhe ata që janë pjesë e ekipit aktualisht.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ambasadori riza poda enis cokaj indrit tuci kryeqyteti kroat lokomotiva e zagrebit sherif kallku ambasadori riza poda enis cokaj indrit tuci kryeqyteti kroat lokomotiva e zagrebit sherif kallku

Sondazh

Poll