Sport

Dhimbje e madhe për Kristi Vangjelin, mbrojtësi korçar humb vëllanë

4 Shkurt 2021, 11:19 Nga DOSJA
Dhimbje e madhe për Kristi Vangjelin, mbrojtësi korçar humb

GREQI – Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli. Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, vetëm 37 vjeç.

Pas një sëmundjeje të rëndë te shfaqur kohët e fundit, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut, raporton “Panorama Sport”.

Pavli Vangjeli, një ish-futbollist që pasi filloi karrierën me moshat e Skënderbeut, më pas emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut. Vitet e fundit, Pavli e kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.

Dhimbja është e madhe. Sot edhe skuadrat, ku ka luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare për këtë humbje. Edhe “Dosja.al” i bashkohet këtyre ngushëllimeve për familjen Vangjeli…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-mbrojtesi i tiranes kristi vangjeli mbrojtesi korcar ish-mbrojtesi i tiranes kristi vangjeli mbrojtesi korcar

Sondazh

Poll