Sport

VIDEO / Arrestohet kreu i “Grobarit”, për vrasjen e tifozit të Crvena Zvezdës

4 Shkurt 2021, 15:48 Nga DOSJA
VIDEO / Arrestohet kreu i “Grobarit”, për vrasjen e tifozit

BEOGRAD – Policia serbe ka zhvilluar një aksion në stadiumin e Partizanit në Beograd duke arrestuar rreth 16 persona, mes tyre edhe një prej drejtuesve të grupit “Grobari”, siç quhet tifozeria ultras e këtij ekipi Velja Nevolja.

Policia ka nisur kontrollet në dhomat e tyre në stadium, për të gjetur materiale që provojnë përfshirjen e tij në akuzat e ngritura. Aksioni i policisë nuk ka të bëjë me futbollin, pasi ultrasit e klubit serb akuzohen për pjesëmarrje në krim të organizuar.

Sipas mediave në Beograd, personat e ndaluar akuzohen për vrasje dhe rrëmbime. Informacione jo zyrtare të mediave serbe raportojnë, se Veljko Belivuk, i njohur si Velja Nevolja, është arrestuar për vrasjen e Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll