Sport

Joshiro Mori u kërkon falje grave, por nuk jep dorëheqjen…

4 Shkurt 2021, 11:46 Nga DOSJA
Joshiro Mori u kërkon falje grave, por nuk jep dorëheqjen…

JAPONI – Joshiro Mori kërkoi falje për deklaratat e tij gjatë një takimi, që nxitën një polemikë seksiste, por nuk do të heqë dorë nga posti i tij, si presidenti i Komitetit Organizativ të Olimpiadës së Tokios.

Mori, një 83-vjeçar me një detyrë të shkurtër si kryeministër në fillim të vitit 2000, u ankua se “shumë kohë është humbur në bordet e drejtorëve me shumë gra”, sepse sipas tij, “zonjat e kanë të vështirë t’i mbarojnë punët”, çka shkaktoi një valë kritikash në Japoni.

Sot, Mori bëri rregullime e duhura në një konferencë për shtyp, në të cilën ai gjithashtu ishte në siklet të dukshëm. “Unë do të doja të tërhiqja ato që thashë”,– tha ai, duke shtuar se kërkonte falje “për të gjithë ata që janë ndjerë të ofenduar”. Ai gjithashtu shtoi se “gruaja dhe vajza ime më qortuan për këto fjalë”.

Në përfundim presidenti i Komitetit Organizator të Olimpiadës, tha gjithashtu: “Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen”, duke kujtuar sakrificën e tij personale për shtatë vjet në shërbim të organizimit të Olimpiadës së Tokios.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport joshiro mori lojerat olimpike te tokios olimpiada e tokios presidenti i komitetit organizativ joshiro mori lojerat olimpike te tokios olimpiada e tokios presidenti i komitetit organizativ

Sondazh

Poll