Sport

Covid-19: Serxhi Roberto, 27 teste në 30 ditë stresuese, për të fituar lirinë…

4 Shkurt 2021, 15:58 Nga DOSJA
Covid-19: Serxhi Roberto, 27 teste në 30 ditë stresuese, për

SPANJE – Pas 30 ditësh mungese, Serxhi Roberto u rikthye në radhët e Barcelonës. Në ndeshjen e të dielës së 31 janarit, për javën e 20-të të La Ligas ndaj Athletik Bilbaos, në minutën e 67-të, mesfushori spanjoll hyri në fushën e blertë të “Camp Nou”-t, duke zëvendëuar Pjaniç.

Mediat iberike rrëfejnë kalvarin e Serxhi Robertos, i cili, për 30 ditë iu desh të luftonte me virusin, ku edhe pse nuk kishte shenja dhe stërvitej në shtëpi, pasi ishte asimptomatik, protokolli e detyronte të qëndronte i izoluar.

Mesfushori i katalanasve, më 1 dhjetor rezultoi i infektuar me Covid-19. Për të fituar lirinë, Serxhi Robertos iu desh të kryente edhe 27 teste të tjerë, deri sa i fundit prej tyre ishte negativ, një procedure që u shndërruar në një stres të vërtetë për spanjollin.

Por ky nuk është futbollisti i vetëm, që ka kaluar një kalvar vuajtjesh nga koronavirusi. Edhe argjentinasi i Juves, Paulo Dibala, pati një experience jo të mirë me Covid-19. Atij iu deshën plot 46 ditë për të marrë një test negativ, që  t’i bashkohej skuadrës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona mesfushori spanjoll paulo dibala serxhi roberto skuadra katalane barcelona mesfushori spanjoll paulo dibala serxhi roberto skuadra katalane

Sondazh

Poll