Sport

Torino përgatitet për Atalantan: pjesë e trajnimit me grupin edhe Vojvoda

4 Shkurt 2021, 16:45 Nga DOSJA

ITALI – Në stërvitjen e paradites, Torino zhvilloi një séance me karakter tekniko-taktike në përgatitje për ndeshjen kundër Atalanta, e planifikuar për t’u luajtur shtunën në orën 13:00 në Bergamo. Pas procesit të nxemjes së muskujve, Davide Nikola zhvilloi një seri ushtrimesh speciale dhe më pas drejtoi një ndeshje me kohë dhe fushë të reduktuar.

Risia në stërvitjes e sotme të skuadrës “granada”, ishte prania e mbrojtësit shqiptar Mërgim Vojvodës, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, që me gjasa e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në shpatull. Ai zhvilloi një fazë të punës në grupe dhe më pas një program të personalizuar atletike.

Seanca përfundimtare e përgatitjeve të Torinos do të zhvillohet nesër dhe më pas, pas drekës për lojtarët e thirrur, nisja nga kampi stërvitor drejt Bergamos.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport demtimi ne shpatull mbrojtesi i perfaqesueses se kosoves mbrojtesi i torinos mergim vojvoda demtimi ne shpatull mbrojtesi i perfaqesueses se kosoves mbrojtesi i torinos mergim vojvoda

Sondazh

Poll