Sport

Myrto Uzuni “emblemë” e Ferencvaroshit, vjen edhe goli i radhës…

4 Shkurt 2021, 09:43 Nga DOSJA
Myrto Uzuni “emblemë” e Ferencvaroshit, vjen edhe goli i

HUNGARI – Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, padyshim është shndërruar në një pikë referimi për kryeqytetasit e Ferencvaroshit, që kryesojnë kampionatin elitar OPT Bank Liga të Hungarisë. Edhe këtë javë shqiptari është autor i një goli.

Në ndeshjen e javës së 19-të, 25-vjeçari shqiptar nga Berati, në minutën e 76-të, realizoi golin e tretë të takimin ndaj Ujpeshtit në transfertë, ndeshje që u mbyll me fitoren e thellë 4-0 për Ferencvaroshin.

Kampionët në fuqi të Hungarisë, me 46 pikët e grumbulluara, kryesojnë me diferencë kampionatin OPT Bank Liga.  Për sulmuesin e kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, ky ishte goli i gjashtë i realizuar në 15 ndeshje të luajtura dhe i katërti radhazi, duke dëshmuar një superformë sportive të tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 25-vjecari nga berati ferencvaroshi futbolli hungarez goli i gjashte ne 15 ndeshje myrto uzuni sulmuesi i kombetares kuqezi 25-vjecari nga berati ferencvaroshi futbolli hungarez goli i gjashte ne 15 ndeshje myrto uzuni sulmuesi i kombetares kuqezi

Sondazh

Poll