Sport

VIDEO/ Kualifikmi vendoset në Bergamo, Hysaj dhe Gjimshiti bëjnë “paqe” në raundin e parë të Kupës

3 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Kualifikmi vendoset në Bergamo, Hysaj dhe Gjimshiti bëjnë

ITALI– Nuk ka fitues në raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Napolit dhe Atalantas. Takimi luajtur në stadiumin “Maradona” ka përfunduar me shifrat 0-0 duke lënë të hapur për ndeshjen e kthimit. Hysaj dhe Gjimshiti luajtën për 90 minuta, ndërkohë që qëndroi për 90 minuta në stol Amir Rrahmani. Në pjesën e parë dominimi ishte i gjithi i bergamaskëve të cilët shpërdoruan shumë para portës së Napolit.

Në fraksionin e dytë Napoli e rriti disi nivelin e lojës por gjithsesi pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi më. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bergamo me Napolin që mund t’i mjaftojë edhe një barazim me gola për të kaluar në finale, dhe për të tentuar mbrojtjen e trofeut.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gjimshiti hysaj napoli atalanta gjimshiti hysaj napoli

Sondazh

Poll