Aktualitet

“S’doja ti vrisja”, shpërthen në lot para gjykatës njëri nga autorët e vrasjes në Laç, Markel Bushi: Jam penduar!

4 Maj 2019, 09:39 Nga DOSJA
“S’doja ti vrisja”, shpërthen në lot para

KURBINDosja.al ka siguruar dëshminë e njërit prej autorëve të vrasjes së dy kushërinjve në Laç.

Markel Bushi, njëri nga autorët, vëllai i Manuel Bushit, i konsideruar si molla e sherrit të kësaj vrasjeje që tronditi Laçin, ka shfaqur pendesë në gjykatë.

Markel Bushi, ka thënë se nuk donte që t’i vriste. “Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Nuk doja t’i vrisja.”-ka thënë ai në gjykatë.

Bushi u la sot në burg nga gjykata e Kurbinit, si një nga autorët e vrasjes së dy kushërinjve.

Krimi ndodhi të dielën dhe pas një debati të nisur mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit, janë përfshirë edhe Markelit e Vinçesku. Viktimat dhe autorët ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale.

Konflikti ka agravuar dhe tre autorët kanë nxjerrë armët. Sapo kanë parë këtë gjë, viktimat kanë tentuar të largoheshin me vrap, por autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Erion Jushin duke i qëlluar me breshëri plumbash.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasja e dy kusherinjve ne lac

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...