Aktualitet

Tepelenë/ Municione luftarake, kokainë dhe kanabis, arrestohet 26-vjeçari dhe procedohet kryeplaku i fshatit

4 Maj 2019, 08:13 Nga DOSJA
Tepelenë/ Municione luftarake, kokainë dhe kanabis, arrestohet

GJIROKASTËR– Kryeplaku i fshatit Vasjar në Tepelenë është proceduar dhe një 26-vjeçar ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm. Burime zyrtare shprehen se policia e Tepelenës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës kanë sekuestruar municione luftarake, doza kokaine dhe kanabisi.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 26-vjeçar me inicialet M.J., ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Vasjar.

26-vjeçari banues në Sarandë u kap në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj.

Kurse kryeplaku u procedua pasi në një zonë të pyllëzuar  në fshatin Vasjar, u gjetën të hedhura 350  fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa

Njiftimi i policisë Tepelenë

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe falë inforamcioneve të ardhura nga qytetarët, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike .

Finalizohet operacioni policor i koduar  “Liqeni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër

Sekuestrohen municion luftarak, doza me kokainë, një sasi farash të dyshuara si ato të bimës Cannabis Sattiva dhe kubikë të kultivuar me fara të dyshuara Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë  një kryeplak fshati.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,  si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar operacioni “LIQENI”.  Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e  provës materiale, policia sekuestroi  disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa.   Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Gjithashtu  po në kuadër të kontrollit të pandërprerë të territorit,  si pasojë e presionit të Policisë  duke ushtruar kontroll të pandërprerë,  në një zonë të pyllëzuar   në territorit e fshatit Vasjar , nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit  u gjetën të hedhura   350  fishekë luftarak,  lëndë narkotike canabis sativa  dhe kubikë  me fara cannabis sativa, të cilat  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll