Aktualitet

Ky është shqiptari që u masakrua me thikë në burgun e Trikallasë, djali i tretë i familjes që vdes

4 Maj 2019, 08:59 Nga DOSJA
Ky është shqiptari që u masakrua me thikë në burgun e

GREQIDosja.al ka mësuar identitetin e shqiptarit që u masakrua me thikë në burgun e Trikallasë nga dy të burgosur rusë. Ai është 29-vjeçari Ergest Alija, i cili humbi jetën në spitalin e burgut pasi nuk u rezistoi plagëve të marra.

Alija, me origjinë nga Librazhdi u paraqit në spital i masakruar me thikë në këmbë, krahë dhe kraharor nga dy rusët gjatë një përleshjeje mes tyre. Mirëpo 29-vjeçari nuk është i vemti nga familja e tij që ka humbur jetën në burgjet e Greqisë.

Një kushëri i tij mbeti viktimë gjithashtu si pasojë e një përleshjeje në burg. Ergesti kishte humbur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël më parë, kështu që humbja në familjen Alija është e trefishtë tashmë.

Mediat greke shkruajnë se njëri nga rusët që akuzohet për vrasjen e shqiptarit ka tentuar të vrasë veten me thike dhe është dërguar në spital. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e rusit.

Ergest Alija nuk është i pari shqiptar që ka mbetur i vrarë në burgjet greke. Rastet më të fundit janë ato të Bandion Tushës dhe Albert Bakos, të cilët u vranë në burgun e Koridhalosit. 

(f.m/dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ergest alija greqi masakrohet shqiptari sulmi ne burgun e trikallase ergest alija greqi masakrohet shqiptari sulmi ne burgun e trikallase

Sondazh

Poll