Aktualitet

“Ishe dashuria ime”, e fejuara e shqiptarit që u masakrua në burgun e Trikallasë përlot rrjetin: Dielli im…

4 Maj 2019, 09:10 Nga DOSJA
“Ishe dashuria ime”, e fejuara e shqiptarit që u masakrua

GREQI– E fejuara e shqiptarit që u masakrua me thikë në burgun e Trikallasë ka përlotur rrjetin me dedikimin për dashurinë e saj të ndjerë. Vajza me origjinë nga Vlora e përshkruan Ergest Alijan si diellin e jetës së saj, në një postim në rrjetet sociale.

Ti ishe dashuria ime, dielli im,”– shkruan e reja krahas një fotoje ku shihen unazat e fejesës së tyre dhe çifti i buzëqeshur.

29 vjeçari me origjinë nga Librazhdi, mbeti i vdekur në burgun e Trikallasë në Greqi si pasoj ë një sulmi me thika nga dy të burgosur rusë. Pavarësisht se u dërgua në spital, Alija nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të rënda, të marra në gjoks, brinjë dhe këmbë.

Njëri nga rusët që dyshohet se masakroi me thikë shqiptarin tentoi të vetëvritej, por është dërguar menjëherë në spital.

Ergest Alija nuk është e vetmja humbje në familjen e tij. Atij i kishin vdekur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël më parë, ndërsa një kushëri i mbeti i vrarë në një sulm në burgjet e Greqisë.

Ergest Alija nuk është i pari shqiptar që ka mbetur i vrarë në burgjet greke. Rastet më të fundit janë ato të Bandion Tushës dhe Albert Bakos, të cilët u vranë në burgun e Koridhalosit.

(f.m/dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i trikallase e fejuara e shqiptarit ergest alija greqi masakrohet shqiptari burgu i trikallase e fejuara e shqiptarit ergest alija greqi masakrohet shqiptari

Sondazh

Poll