Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 29-vjeçari në Durrës (Emri)

4 Maj 2019, 07:25 Nga DOSJA
Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

DURRËS– Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klejdi Abdyli.

29-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane që prej vitit 2017 pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata në Peskara.

Dyshohet se Abdyli në bashkëpunim me persona të tjerë në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• K.A., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Durrës.

Shtetasi K. A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017,lëshuar nga Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet shqiptari ne itali itali klejdi abdyli trafik droge ekstradohet shqiptari ne itali itali klejdi abdyli trafik droge

Sondazh

Poll