Aktualitet

Kishte dalë para një jave nga burgu/ U fut nga dritarja për të grabitur banesën, pranga 23-vjeçarit nga Lezha

4 Maj 2019, 07:18 Nga DOSJA
Kishte dalë para një jave nga burgu/ U fut nga dritarja për

LEZHË– Një 23-vjeçar është arrestuar sërish vetëm pak ditë pasi  ka dalë nga burgu.

I riu me iniciale D.K., banues në Leshë tentoi që të vjedhë një banesë por u arrestua nga Policia në flagrancë pas njoftimit të pronarit të shtëpisë. 

23-vjeçari që sapo kishte dalë nga burgu po për vjedhje kishte hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Arrestimi i tij u bë në një prej dhomave të banesës së Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës tip thikë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Tenton ti vjedhë banesën një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga Policia, në një nga dhomat e banesës që ishte futur për të vjedhur.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë) që autori kishte me vete

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu)

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë).

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet hajduti ne lezhe lezhe arrestohet hajduti ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll