Aktualitet

Nisin punimet te Unaza e Re, brenda javës aksion edhe për prishjen e banesave (VD)

4 Maj 2019, 09:32 Nga DOSJA
Nisin punimet te Unaza e Re, brenda javës aksion edhe për prishjen e

TIRANË- Pas afro një viti debat dhe protesta mes banorëve të Unazës së Re, Bashkisë Tiranë dhe qeverisë, kanë nisur tashmë punimet për të realizuar projektin, ku ndërtimi i njërit prej segmenteve prek banesat e banorëve protestuesë.

Siç shihet edhe në këto pamje të siguruara nga Dosja.al, punimet kanë nisur, ndërkohë që burime nga terreni, i thanë Dosja.al, se brenda javës do të nisë edhe shembja e banesave që preken nga projekti.

Ndërkohë, banorët e Astirit vijojnë çdo mbrëmje në orën 20:00 deri në 21:00.

Ata kundërshtojnë opsionin e ofruar nga bashkia Tiranë, për një bonus qiraje. Ata kërkojnë dëmshpërblim për shembjen e banesave të tyre.

Por qeveria, ka ofruar shpërblim vetëm për banesat e legalizuara, duke përjashtuar shumë banorë të tjerë që mund të jenë edhe në proces e sipër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e astirit projekti te unaza e re protesta te astiri banoret e astirit projekti te unaza e re protesta te astiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...