Aktualitet

Aksidenti me një viktimë në Peqin/ Policia prangos drejtuesin e “Toyotas”

4 Maj 2019, 07:46 Nga DOSJA
Aksidenti me një viktimë në Peqin/ Policia prangos drejtuesin e

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Toyota”, i cili akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur dje në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku mbeti e vdekur një grua.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i arrestuar është identifikuar si F.H., 27 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, 27-vjeçari, i cili drejtonte mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka humbur jetën 65-vjeçarja me iniciale Fatime Braho. Përveç 65-vjeçares u plagosën edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne peqin fatime braho aksidenti ne peqin fatime braho

Sondazh

Poll