Aktualitet

4 Maj 2019, 09:14 Nga DOSJA

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, Vincesk Bushin dhe Manuel Bushi.

Para gjykatës, Markel Bushi dhe Vinçesk Bushi, kanë shprehur pendesë për krimin që kanë bërë. Në gjykatë ka qarë Markel Bushi, vëllai i Manuelit.

Vinçesk Bushi ka thënë se është detyruar të nxjerrë armën, pasi dy viktimat e kanë qëlluar me sende të forta. I vetmi që ka heshtur para gjykatës, ka qenë Manuel Bushi.

Shkaku i sherrit, nuk ka folur para gjykatës, dhe nuk është prononcuar.

Ata u vetëdorëzuan në polici pas negociatave të policisë me familjare. Mbrëmjen e të dielës, ata vranë pas një sherri në një lokal dy kushërinjtë Kelvin dhe Mikel Jushi.

Ditën e djeshme, mediat raportuan se familjet e autorëve janë ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Krimi ndodhi të dielën dhe pas një debati të nisur mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit, janë përfshirë edhe Markelit e Vinçesku. Viktimat dhe autorët ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale.

Konflikti ka agravuar dhe tre autorët kanë nxjerrë armët. Sapo kanë parë këtë gjë, viktimat kanë tentuar të largoheshin me vrap, por autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Erion Jushin duke i qëlluar me breshëri plumbash.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet manuel bushi markel bushi vinçesk bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac manuel bushi markel bushi vinçesk bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac

Sondazh

Poll