Aktualitet

Ndërtoi pallat në tokën e spitalit në Laprakë, arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj

4 Maj 2019, 08:40 Nga DOSJA
Ndërtoi pallat në tokën e spitalit në Laprakë,

TIRANË– Akuzoheshin për mashtrim, arrestohen dy pronarët fiktivë që morën me letra false gjysmën e tokës së Spitalit të Traumës dhe biznesmeni i ndërtimit Dritan Llanaj.

Dosja.al mëson se dy pronarët fiktivë Kadri Pazari dhe Arben Çaçi morën me letra false gjysmën e Spitalit të Traumës prej 25 mijë m2, tokë e cila i kaloi Llanajt.

Sipas hetimeve, ndërtuesi Dritan Llanaj është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.

Në këtë pronë në perimetrin e Spitalit, Dritan Llanaj kishte planifikuar një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi. Por teksa projekti është pezulluar, Llanaj pretendon se kishte  lidhur kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin.

Dritan Llanaj, u ka dhënë në këmbim vetëm me 600 m2 në Yzberisht të Tiranës.

Prokuroria i ka shtrirë hetimet e saj edhe në zyrat shtetërore, ku rezulton se dokumentet e përfitimit të tokës me falsifikime kanë përfshirë dhe punonjës së Kthim Kompensimit, Hipotekave dhe zyrave noteriale.

Për këtë arsye pritet që të hënën organi i akuzës të thërrasë një sërë zyrtarësh të cilët kanë firmosur ndër vite për këtë procedurë të tjetërsimit të pronës së spitalit më të rëndësishëm në vend.

Ndërtuesi Dritan Llanaj njihet si një person që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Në zonën e Unazës së Re, ai ka mashtruar qytetarët. Këta të fundit kanë protestuar edhe para Prokurorisë duke kërkuar dëmshpërblim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben caci dritan llanaj kadri pazari toka tek spitali i traumes arben caci dritan llanaj kadri pazari toka tek spitali i traumes

Sondazh

Poll