Aktualitet

‘Armë me silenciator dhe 109 fishekë’/ Dyshohej se ishte vrasës me pagesë, arrestohet shqiptari në Budva

4 Maj 2019, 06:27 Nga DOSJA
‘Armë me silenciator dhe 109 fishekë’/ Dyshohej se ishte

MAL I ZI- Një 30-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Budva pasi dyshohet se është vrasës me pagesë.

Sipas gazetës malaziase “Vijesti”, arrestimi i Bajram Pistës është bërë katër ditë më parë pasi dyshohej se ai do të vriste  anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.

Jo zyrtarisht, gazetës “Vijesti” i është thënë se inspektorët policorë në Budva janë duke hetuar edhe se kush ka qenë në përkrahje të Pistës në këtë qytet, sepse besohet që disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.

Ne jemi duke punuar shumë për të sqaruar çështjen dhe mbledhjen e provave për të mbështetur dyshimet se Pista është angazhuar të likuidojë anëtarin e një prej bandave kriminale”, bëjnë me dije nga Policia e Budvës. 

Gjatë arrestimit të tij më 29 prill, 30-vjeçarit nga Rahoveci iu gjetën me vete armë me silenciator, 109 fishekë, heroinë dhe  dy telefona.

I pyetur lidhur me armët që poseidonte, Pista deklaroi se kishte ardhur në Budva për të blerë armën për ta shitur më pas më shtrenjtë në Kosovë.

Deri më tani, Pisti akuzohet vetëm për kryerjen e veprës penale të posedimit të paligjshëm të armëve dhe substancave shpërthyese. Shqiptari po mbahet në qendrën e Paraburgimit në Spuza, ku edhe ka kërkuar një avokat mbrojtës dhe një përkthyes për gjuhën shqipe.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne malin e zi bajram pista mal i zi arrestohet shqiptari ne malin e zi bajram pista mal i zi

Sondazh

Poll